Apartamente komode & elegante
Një koncept i ri jetese në kryeqytet
Galeria Roma ofron konfigurime të ndryshme të sipërfaqes, por një filozofi të njëjtë dizajni: hapësira elegante, komode, me sipërfaqe të rregullta dhe të ndriçuara natyralisht, si dhe me një shumëllojshmëri facilitetesh rezidenciale në dispozicion të të gjithë familjes. Secili apartament mund të personalizohet sipas nevojave dhe dëshirave të klientëve tanë, pa sakrifikuar hapësirën. Një mjedis i përsosur për stilin modern të të jetuarit në qytetin frenetik të Tiranës, për të gjithë ata që duan të kenë gjithçka në majë të gishtave ose të arritshme në vetëm pak hapa larg shtëpisë së tyre.